Kėrko

Reagimet e Grupit Koha dhe RTV21 mbi shkrimin: “TV – borxhlinj tė Shtetit”

Grupi Koha si dhe RTV 21 kanė reaguar mbi hulumtimin e Qendrės Kosovare pėr Gazetari Hulumtuese: “TV – borxhlinj tė Shtetit”, tė publikuar nė Preportr. Preportr sjellė tė plotė dy reagimet e kėtyre dy televizioneve.

Autori: Prishtinė, 26.10.2012, 18:24

Reagimi i Grupit Koha

Jam jo pak e befasuar me tekstin tė cilin e pashė ne webin tuaj nė lidhje me obligimet e televizioneve ndaj Administratės tatimore.  Edhe pse kemi dėshmuar me dokumetin e vetėm valid qė mund ta bėjė kėtė (vėrtetimin e lėshuar nga ATK-ja)  se nuk e kemi asnjė obligim tatimor ndaj shtetit, teksti i nėnshkruar nga Visar Duriqi lė tė nėnkuptojė tė kundėrtėn: 1) Qė edhe ne kemi borxh (te formulimi "televizionet nacionale kosovare janė borxhlinj") dhe  2) se ky borxh arrin shumėn prej 100 mijė eurosh. 

Mbase nuk ka nevojė tė cek se formulimi i kėtillė dėmton rėndė reputacionin e kompanisė, mė dėmton mua si pronare dhe e dėmton gjithė atė qė e paraqet kompania jonė mediale.

Barazimi ynė me borxhlinjtė ėshtė cilėsim shumė jokorrekt dhe nė kėtė rast, njė konstatim shumė jo-profesional, qė po merr tipare tė njė qasjeje nė kėrkim tė skandalit aty ku nuk ka. Pėr pasojė, tash e keni vėnė veten nė situatė ku duhet ta dėshmoni 100 mijėshin qė, sipas jush, e paskemi borxh. Nėse nuk e bėni kėtė, atėherė dėshmoni se konstatimi juaj ėshtė shpifje, e ju e dini mirė se kjo mund tė rezultojė me pasoja juridike tė padėshiruara.

Minimumin qė mund ta bėni  pėr ta korrigjuar gabimin (mbase tė qėllimshėm?) qė e keni bėrė, ėshtė tė na kėrkoni falje dhe tė botoni pėrmirėsimin duke u bazuar nė vėrtetimin e institucionit relevant qė e mohon me fakte insinuatėn e burimit tuaj. Ky dokument ėshtė dėshmia e vetme dhe e mjaftueshme pėr tė treguar se ne nuk kemi borxh dhe se titulli dhe intenca e shkrimit pėr tė cilin mė vjen keq ta them, ėshtė i njė cilėsie tė dobėt profesionale, i referohet mediumeve borxhlinje tė apostrofuara nė tė (RTK, RTV21 dhe Klan Kosova) .

Kopjuar nė kėtė porosi ėshtė avokati i kompanisė sonė z. Ilaz Ramajli, i cili nė mungesė timen do tė komunikojė me ju sipas nevojės. Pėr korrektėsi, nė tė ėshtė i kopjuar pėrfaqėsuesi ligjor i njėrit nga donatorėt tuaj, pėr informim.

Nė pritje tė reagimit tuaj,

Flaka Surroi

Pronare

Grupi KOHA

 

Reagimi i RTV21

RTV21 nuk ka borxhe

RTV-21 konsideron se nuk ka borxhe. Ėshtė fjala pėr njė borxh tė paragjykuar dhe pėr dėnimin dhe interesin nė borxh, tė cilin RTV-21, megjithėse ėshtė ende nė kontest tė papėrfunduar me ATK-n, po i paguan tash e njė vit e gjysmė kėstet e kėtij borxhi tė kontestueshėm. Prandaj ėshtė e logjikshme tė thuhet se RTV-21 nuk ka borxhe.

Me gjithė shkrimin korrekt tė Preportr-it dhe botimin shtesė tė deklaratės sė Drejtoreshės sė pėrgjithshme tė RTV-21 Afėrdita Saraēini Kelmendi, lidhur me kėtė ēėshtje, nė artikullin kryesor ėshtė pėrvjedhur njė gabim lidhur me obligimet e kėtij mediumi ndaj ATK-s. Nė tė vėrtetė RTV 21 nuk i ka borxh ATK-s 1 milion e 800 mijė. Shuma e theksuar ka tė bėjė me njė borxh tė paragjykuar tė para 11 vitesh, nė tė cilin ėshtė kalkuluar edhe dėnimi dhe kamata nė shumė prej rreth 1milion e 100 mijė Euro. Pėrndryshe ky rast ėshtė njė kontest, i cili ende nuk ėshtė zgjidhur midis RTV-21 dhe ATK-s dhe pėr derisa nuk pėrfundon ky kontest, RTV-21 konsideron se nuk i ka fare borxh ATK-s. Mirėpo, pa marrė parasysh se kontesti ende nuk ka pėrfunduar, ATK-ja e ka detyruar RTV21 qė tė fillojė pagesėn e kėtij borxhi tė paragjykuar.

Pėrndryshe, para 11 vitesh, nė vitin 2001, RTV21 ishte ndėr institucionet e para nė Kosove, dhe  i pari medium, i cili vullnetarisht u paraqit pėr tė paguar TVSH-n. Mirėpo, pėr shkak tė konkurrencės jo lojale nė treg, pėrkatėsisht dampingut nė treg, sepse RTK-ja  nuk e paguante TVSH-nė, RTV21 qe dėmtuar shumė nė tregun e atėhershmeė. Gjithė reklamat transmetoheshin nė RTK, pėr shkak se ky medium nuk kishte detyrim tė paguante TVSH-n.  Nė kėto rrethana tė tregut tė parregulluar, RTV-21 iu pat drejtuar autoritetit tė atėhershėm tatimor tė Kosovės, me kėrkesė qė tė zbatojne rregullat e njėjta, si pėr RTK-n, ashtu edhe pėr mediumet tjera, pėrkatėsisht pėr RTV-21, nė mėnyrė qė edhe RTV-21 tė mos vjelte TVSH-n nga klientėt e vet. Mirėpo, meqė nuk mori asnjė pėrgjigje nė kėtė kėrkesė, pėr ta mbrojtur biznesin, RTV-21 qe detyruar t’i pėrshtatej rregullave tė atėhershme reale tė tregut. Ndėrkohė qė RTV 21 as nuk e mblidhte, as qė e shkarkonte TVSH-n. Prandaj, nisur nga kjo, RTV-21 konsideron se nė pėriudhėn midis viteve 2001-2004 nuk i kishte borxh autoritetit tė atėhershėm tatimor. 

Ndryshe nga kjo, me konsolidimin e afarizmit tė vet, nė vitin 2004, RTV21 e ka regjistruar vullnetarisht aplikimin e TVSH, ngase ishte konsoliduar paksa tregu i reklamės. Nė kėtė mėnyrė, RTV-21 ka vazhduar, sikurse edhe nga themelimi i saj, tė paguaj rregullisht tatimet, dhe si dėshmi pėr kėtė, nė vitin 2006, ATK-ja i ka dhėnė mirėnjohje RTV-21 si tatimpaguesi mė i rregullt nė Kosovė. 

Me gjithė kėtė mirėnjohje, pas shpalljes se pavarėsisė sė Kosovės dhe nė prag tė zgjedhjeve tė reja te vitit 2009, ATK e fut inspektorin tatimor nė RTV21. Inspektori qėndron nė zyrat e RTV21 pėr 8 muaj rradhazi. Pas kėtij inspektimi tė dokumentacionit , inspektori kthehet sėrish nė RTV21 dhe inspekton dokumentacionin e afarizmit prej fillimit tė themelimit tė kėtij mediumi, megjithėse afati ligjor prej gjashtė vjetėsh i inspektimit kishte kaluar. Pėrkundėr kalimit tė afatit ligjor dhe pa kėrkesė tė drejtorit tė ATK-sė pėr njė inspektim tė tillė, RTV-21, megjithėse nuk ishte i detyruar ligjėrisht, pa hezitim, pat hapur librat edhe pėr atė periudhė tė vjetėrsuar kohore, gjė qė nuk i ka ndodhur asnjė mediumi tjetėr nė Kosove. Megjithėse ka qenė e drejtė e RTV-21 qė mos t’i hapte librat pėr atė periudhė tė shkuar.

Pas gjithė kėsaj, nė vitin 2011, ATK –ja sjell njė vendim tė borxhit prej 700.000 euro, ndėrsa i llogarit dėnimet dhe interesin rreth 1.1 milion euro.

RTV 21 e ka kontestuar edhe borxhin, edhe dėnimin, si dhe  procedurat jashtėligjore tė ATK -s. Kėshtu qė RTV 21 dhe ATK janė ende nė kontest tė hapur lidhur me kėtė ēėshtje dhe janė nė pritje tė vendimit pėrfundimtar nga ana e Bordit tė Pavarur pėr Rishqyrtime, pėr tė sjellė vendim se a ishte borxhi dhe dėnimi i merituar, apo qė kėstet e deritashme tė borxhit tė paguar t’i kthehen RTV-21.

Bordi i RTV-21 shpreh keqardhje qė nė bazė tė shkrimit tė Preportr –it, RTV-21, megjithėse ėshtė shembull pėr kryerjen e obligimeve tė rregullta tatimore, dėnohet, nė krahasim me mediumet e theksuara nė shkrim , tė cilat pėrkundėr moskryerjes sė obligimeve tatimore, paskan lehtėsi nga ATK-ja. 

Komente (1)

Fyerjet dhe pėrdorimi i fjalėve banale, do tė pasoj me pėrjashtim tė menjėhershėm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat kėtu.